Pas largimit nga Trepça ’89, Kreshnik Nebihu i bashkohet Bylisit
Sport
January 18, 2021 - 22:29
Detaje
Kreshnik Nebiu ditë më parë u largua nga klubi i Trepçës ’89, ndërsa së fundmi i është bashkuar skuadrës shqiptare, Bylisit, shkruan “Zeri.info”.
Skuadra e trajnerit Dovedan, ka arritur të sigurojë së fundmi shërbimet e ish-futbollistit të “Minatorëve”, Kreshnik Nebihut.
Mesfushori pritet të japë një kontribut të çmuar te skuadra ballshite, duke qenë se e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar.
Kreshnik Nebiu më parë ka bërë karrierë edhe te Flamurtari i Vlorës. /Zeri.info