FC Prishtina e konfirmon një rast me COVID-19, sqarohet çështja e Otto Johnit

FC Prishtina e konfirmon një rast me COVID-19, sqarohet çështja e Otto Johnit

Sport January 18, 2021 - 17:47
Detaje

FC Prishtina ditën e sotme (e hënë) ka marrë një lajm jo të mirë, pasi që një nga lojtarët e skuadrës ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Bëhet fjalë për “gardianin” Alban Muçiqi i cili është infektuar me koronavirus.

Image

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Fisnik Kërçeli për “Zeri.info”.

Alban Muçiqi e ka e bërë testin me familjen e vet para katër ose pesë ditëve. Ka pasur simptoma pasi i kanë rezultuar familjarët pozitiv. E ka bërë testin edhe vet dhe ai ka dalë pozitiv. Ai mungon në Antalia”, ka thënë Fisnik Kërçeli të hënën për “Zeri.info”.

Në anën tjetër, klubi “bardhekaltër” po përballet edhe me problemin e sulmuesit kryesor, Otto John, i cili ndodhet në Nigeri dhe nuk po mund të udhëtoj në drejtim të Prishtinës për shkak të dokumentacionit.

Image

Kërçeli ka potencuar se klubi ku ai bën pjesë ka bërë kërkesën për leje qëndrimin e tij në Kosovë dhe janë duke pritur aprovimin e shtetit.

Është në proces të vizës. Kosova po e lyp lejen e qëndrimin. Ne kemi bërë kërkesën dhe jemi duke e pritur deri të na aprovoj shteti”, ka shtuar Kërçeli.

Image

FC Prishtina do të udhëtoj sonte pas mesnate drejt Antalias për të kryer fazën përgatitore 14- të ditore dhe për të zhvilluar ndeshjen e Superkupës së Kosovës kundër Dritës më 23 janar. /Zeri.info