Bayer Leverkuseni fiton në “frymën e fundit” ndaj Interit
Sport
December 10, 2024 - 22:56
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të cilat ishin në program për t’u zhvilluar sonte (e martë).
Bayer Leverkuseni ka arritur të fitojë krejt në fund ndaj Interit, me rezultat minimal 1-0 në stadiumin “BayArena”
Golin arriti ta shënojë Mukiele në minutën e 90-të.
Me këtë fitore, Leverkureni është në vendin e dytë me 13 pikë, kurse Interi në pozitën e katërt me po aq pike (13). /Zëri
Rezultatet e ndeshjeve tjera:
Atalanta 2-3 Real Madrid.
Brest 1-0 PSV Eindhoven.
Club Brugge 2-1 Sporting CP.
RB Leipzig 2-3 Aston Villa.
RB Salzburg 0-3 PSG.
Shakhtar Donetsk 1-5 Bayern Munich.