SC Gjilani zhvendoset për 15 ditë në Shqipëri

SC Gjilani zhvendoset për 15 ditë në Shqipëri

Sport January 16, 2021 - 21:48
Detaje

Një nga kandidatët për trofe këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani, është larguar nga Kosova për t’u zhvendosur në Shqipëri, shkruan “Zeri.info”.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga faqja zyrtare e “kuqebardhëve” të cilët kanë njoftuar se do të qëndrojnë për 15 ditë në shtetin amë dhe atje do të zhvillojnë disa ndeshje kontrolluese.

Gjithashtu, klubi gjilanas ka shkruar se Keita Razak po punon i diferencuar nga skuadra dhe gjendet në fazën e fundit të rikuperimit dhe shumë shpejt do t’i bashkangjitet bashkëlojtarëve.

Image

Image

/Zeri.info