Mabetex Prishtina: Pavarësisht rezultatit, jemi krenar me djemtë tanë

Mabetex Prishtina: Pavarësisht rezultatit, jemi krenar me djemtë tanë

Sport January 15, 2021 - 22:09
Detaje

Klubi i futsallit Prishtina sonte (e premte) ka zhvilluar ndeshjen e parë historike në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, shkruan “Zeri.info”.

Ndonëse skuadra nga kryeqyteti është mposhtur me rezultat të thellë (9:2), ata zhvilluan një ndeshje historike për vendin dhe klubin e tyre.

Pas ndeshjes, Mabetex Prishtina ka postuar në faqen zyrtare në “Facebook” një fotografi të përbashkët mes lojtarëve të Barcelonës dhe lojtarëve kosovarë.

Përveq fotografisë, klubi “kaltërebardhë” ka shkruajtur se ata ndihen krenar këtë sfidë.

“Pavarësisht rezultatit, jemi krenar me djemtë tanë që në sfiden e parë jashtë vendit, arritën të tregojnë kualitetin e tyre. Një jetë, një Prishtinë!” shkruhet në postimin e Mabetex Prishtinës në “Facebook”.

 

Pavarsisht rezultatit, jemi krenar me djemt tanë që në sfiden e parë jashtë vendit, arritën të tregojnë kualitetin e tyre ë. Një jetë, një Prishtinë!

Posted by FC Prishtina Futsal on Friday, January 15, 2021

Kujtojmë se dy golashënuesit e Mabetex Prishtinës në këtë duel ishin Mërgim Dervishaj dhe Orhan Ibishi. /Zeri.info