![Zyrtare: Bylbyl Sokoli e konfirmon largimin e tretë nga Gjilani](/uploads/zeri.info/images/2020/July/26/auto_sokoli21595799684.png)
Zyrtare: Bylbyl Sokoli e konfirmon largimin e tretë nga Gjilani
Sport
January 10, 2021 - 22:45
Bylbyl Sokoli e ka konfirmuar edhe largimin e tretë nga klubi i Gjilanit.
Zyrtarisht, deri më tani nga klubi gjilanas janë larguar Erlish Frashëri dhe Jackson Ferreira, shkruan "Zeri.info".
Por, trajneri i Gjilanit ka thënë se edhe mesfushori Gramoz Kurtaj i ka ndarë rrugët me skuadrën.
"Kemi pasur tri largime. Frashëri, Ferreira si dhe Kurtaj", ka deklaruar Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".
Ndryshe, Sokoli pret përforcime të reja te Gjilani pas tri largimeve në fjalë. /Zeri.info
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2021/January/10/auto_120333402_3283604535026108_2998113044349591044_n1610315128.jpg)