Chelsea dhe Leeds United në “paqe” pas pjesës së parë

Chelsea dhe Leeds United në “paqe” pas pjesës së parë

Sport December 05, 2020 - 21:48

Është mbyllur pjesa e parë në “Stamford Bridge” aty ku po përballen Chelsea dhe Leeds United, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati është i barabartë pas pjesës së parë me dy skuadrat që realizuan nga një gol.

Të parët që shënuan ishin mysafirët me anë të Bamford që realizoi pas katër minutave lojë.

Për ta barazuar rezultatin u përkujdes sulmuesi në formë, Olivier Giroud që shënoi pas asistimit të James në minutën e 29-të. /Zeri.info