EKSKLUZIVE: FC Vushtrria me pronar të ri, largohet Bajrush Kajtazi

EKSKLUZIVE: FC Vushtrria me pronar të ri, largohet Bajrush Kajtazi

Sport December 05, 2020 - 19:47
Zbuloni detajet

Klubi me shumë traditë në futbollin e Kosovës, FC Vushtrria do të ndërrojë pronar, shkruan Zeri.info.

Klubi nga qyteti i vjetër kosovar në ditët në vijim do të zyrtarizohet me president të ri pasi që kryetari aktual, Bajrush Kajtazi, do t'i shesë aksionet e tij.

Pronari i ri i vushtrriasve do të mësohet ditëve në vijim.

"Zeri.info" mëson ekskluzivisht se një gjë e tillë do të ndodhë brenda pak ditësh.

FC Vushtrria ishte privatizuar më 3 gusht 2019, ku Komuna e Vushtrrisë ia kishte dhënë të drejtën e privatizimit Bajrush Kajtazit.

Image

Ky ekip në edicionin e kaluar garoi në Superligën e Kosovës, por pa arritur që të ruajë statutin e skuadrës elitare.

Vushtrria në këtë edicion në Ligën e Parë nuk po kalon ditë të mira pasi që stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e parafundit në Grupin A me 11 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Vëllaznimi që renditet e fundit.

Vushtrria në edicionin 2013/14 e fitoi titullin e kampionit në Kosovë me trajnerin Ismet Munishi.

Asokohe FC Vushtrria njihej si Llamkos Kosova për shkak të sponsorit. /Zeri.info

Image