Përfundon derbi i javës në La Liga ndërmjet Sevillës dhe Real Madridit

Përfundon derbi i javës në La Liga ndërmjet Sevillës dhe Real Madridit

Sport December 05, 2020 - 18:08

Derbi i javës ndërmjet Sevillës dhe Real Madridit ka përfunduar me fitoren e mysafirëve, raporton “Zeri.info”.

“Mbretërit” kanë arritur fitore minimale 0:1 ndaj Sevillës në përballjen e javës së 12-të në elitën e futbollit spanjoll.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 55-të me autor brazilianin, Vinicius.

Me këto tre pikë, kampionët e Spanjës janë në vendin e katërt me 17 pikë, ndërkaq Sevilla renditet një pozitë më poshtë me 16 sosh.

Real Madridi ndeshjen e radhës e luan në shtëpi dhe e pret rivalin e përbetuar lokal, Atletiko Madridin. /Zeri.info