Ramadani: Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, nuk duhet t’i bëjmë qefin vetes

Ramadani: Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, nuk duhet t’i bëjmë qefin vetes

Sport December 04, 2020 - 15:10

Ndeshja hapëse e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur në paqe.

FC Prishtina ka qenë nikoqire e Feronikelit në mesditën e sotme në kryeqytet, raporton "Zeri.info".

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, u mbyll baras 0:0.

Trajneri i vendasve, Zekirija Ramadani u shpreh i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, nuk duhet t’i bëjmë qefin vetes. Duhet të arrijmë objektivin, patjetër në çdo takim kërkojmë tre pikët. Patëm rastet e tona teksa humbëm penalltinë, por kjo ndodhë. Feronikeli nuk na lejoi të krijonim raste, pasi që kishin ardhur për barazim. Ne nuk kënaqemi me asnjë rezultat tjetër pos fitores, por duhet të kthehemi pas disa ditësh për ndeshjen tjetër”, deklaroi Ramadani në "ArtSport", përcjell "Zeri.info".

“Tek Leonit Abazi u vërejt lodhja që kishte teksa John shtrëngoi dhëmbët dhe vazhdoi edhe pse i lënduar, meritë e kundërshtarit është që nuk na lejoi të krijojmë”, përfundoi Ramadani. /Zeri.info