Përmbledhja nga ndeshja e sotme mes Dritës dhe Llapit

Përmbledhja nga ndeshja e sotme mes Dritës dhe Llapit

Sport December 03, 2020 - 19:19

Sot është zhvilluar ndeshja mes Dritës dhe Llapit e zhvilluar sot (e enjte) në Gjilan, raporton “Zeri.info”.

Drita ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit kosovar, derisa kësaj radhe ka mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0.

Golin për “bardhekaltrit” e ka shënuar kapiteni, Ardian Limani.

Me këtë fitore, Drita mbetet e dyta, por e zë Ballkanin në tabelë dhe tashmë skuadrën suharekase dhe kampionen në fuqi i ndajnë vetëm dy pikë.

Llapi me këtë disfatë, mbetet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit me 11 pikë, gjashtë larg vendit të tetë aty ku ndodhet Trepça ’89.

Ballafaqimi mes Dritës dhe Llapit ishte e paraparë për t’u zhvilluar në javën e dytë të Superligës së Kosovës, por ishte shtyrë për arsye se klubi gjilanas ishte duke luajtur në garat evropiane. /Zeri.info