Admir Mehmedi mbetet jashtë fushës për pjesën e mbetur të vitit

Admir Mehmedi mbetet jashtë fushës për pjesën e mbetur të vitit

Sport December 03, 2020 - 15:37
Detajet

Futbollisti shqiptar i Wolfsburgut, Admir Mehmedi ka pësuar një lëndim dhe do ta mbajë atë jashtë fushës për këtë vit, përcjell “Zeri.info”.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman, Wolfsburg përmes një njoftimi duke bërë të ditur se ka ka lënduar tendinin e Akilit.

“Jashtë për pjesën e mbetur të vitit – Admir Mehmedi me problemin e tendinës së Akilit. Të dëshirojmë rikuperim të shpejtë, Admir”, thuhet në njoftimin e Wolfsburgut.

Sulmuesi 29-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar dy gola e ka dy asistime. /Zeri.info