Zbulohen gjyqtarët e javës së 16-të, derbi i besohet Dardan Çakës

Zbulohen gjyqtarët e javës së 16-të, derbi i besohet Dardan Çakës

Sport December 03, 2020 - 15:27
Lajmet e fundit nga sporti

Java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll sjell disa superndeshje dhe mjaft të nxehta, shkruan “Zeri.info”.

Padyshim vëmendja do të jetë në Gjilan ku të dielen ndeshën Drita e Ballkani, ndeshje kjo që edhe mund të vendosë për titullin vjeshtor.

Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ka caktuar “bilbilat” që do ta ndajnë drejtësinë në këtë javë.

Ndeshja Drita – Ballkani i është besuar Dardan Çakës, ndërsa dueli tjetër shumë interesant është ai ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, e ku drejtësinë do ta ndajë Valbon Hoxha.

Më poshtë gjeni komplet gjyqtarët e deleguar të javës së 16-të. /Zeri.infoImage