Superliga Live: Drita – Llapi, mbyllet ndeshja triumfon Drita
Ndeshja që është dashur të jetë hapëse për këtë edicion ndërmjet Dritës e Llapit zhvillohet sot tek pas 15-javëve, shkruan “Zeri.info”.
Përballja ndërmjet Dritës e Llapit që u shty dy herë do të luhet sot (e enjte) nga ora 13:00 dhe pritet të sjellë një ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Drita që po e ndjek Ballkanin në luftë për titull ka rast të afrohet në vetën dy pikë, derisa Llapi do të tentojë të marrë pikë në mënyrë që sa më shpejt t’i ikë zonës së rrezikshme që dërgon në Ligën e Parë.
Live
Drita – Llapi 1:0
90+5 Mbyllet ndeshja
88′ Llapi shënon gol por gjyqtari e anulon për pozitë jashtë loje
84′ Begolli i Llapit kishte mundësi të mirë por nuk gjuan si duhet dhe dështon
73′ Drita e fat. Xhevdet Shagabi gjuan nga afër por shtylla shpëton Llapin
66' Llapi po tenton që të shënojë golin e barazimit, por pa sukses
64' Kundërsulm i mirë i Dritës, por ndërhynë Idrizi i mysafirëve duke larguar rrezikun
61' Januzi i Llapit gjendet bukur në zonë, gjuan me të majtën por Drita shpëton
49′ Rast i artë për Llapin, Valmir Veliu dështon nga një pozitë shumë e mirë
46' Nis pjesa e dytë
45+1' Mbyllet pjesa e parë
30' Drita vazhdon ta ruaj epërsinë
GOL: 17' Drita ka kaluar në epërsi me golin e Ardian Limanit 1:0
12′ Xhevdet Shabani harkon nga këndi, nuk shfrytëzohet nga bashkëlojtarët e tij
06′ Idrizi i Llapit ka rrezikuar portën e Dritës, por topi shkon mbi portë
01' Nis ndeshja
Formacionet:
Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Gërbeshi, Arago, Namani, Fazliu, Vucaj, Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Llapi: Shala, Peposhi, Prençi, Idrizi, Emini, Shabani, Ar. Ramadani, Hoti, Veliu, Selmani, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi. /Zeri.info