Drita – Llapi, forma e skuadrave në pesë takimet e fundit dhe përballjet direkte

Drita – Llapi, forma e skuadrave në pesë takimet e fundit dhe përballjet direkte

Sport December 03, 2020 - 10:01
Detajet

Ndeshja e shtyrë ndërmjet Dritës dhe Llapit zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan “Zeri.info”.

Takimi ishte i paraparë të zhvillohet në xhiron e dytë të këtij sezoni, por u shty për shkak të Dritës që ishte duke marrë pjesë në garat evropiane dhe takimi do të luhet sot pas 15-javëve.

Drita vjen në këtë ballafaqim pas fitores dramatike (2:3) në derbin e qytetit kundër Gjilanit dhe në pesë përballjet e fundit nuk di për humbje duke korrur tri fitore dhe dy barazime.

Në anën tjetër, Llapi që nuk po kalon formë aspak të mirë në këtë edicion, vjen pas fitores minimale (0:1) nga Drenica dhe kjo ishte fitorja e dytë në pesë përballjet e fundit, krahas tri humbjeve.

Në pesë përballjet e fundit direkte me skuadrave së kampionatit elitar të Kosovës, Drita gëzon formë të mirë.

“Bardhekaltrit” nga Gjilani kanë tri fitore dhe vetëm një triumf ishte për “llapjanët”. Derisa, një herë janë pajtuar me nga një pikë.

Image

Përballja mes Dritës dhe Llapit fillon nga ora 13:00 dhe luhet pa praninë e publikut për shkak të masave të marra për parandalimin e pandemisë me COVID-19. /Zeri.info