Bruno Fernandes nga fusha i kërkonte Solskjaerit të reagonte me zëvendësime

Bruno Fernandes nga fusha i kërkonte Solskjaerit të reagonte me zëvendësime

Sport December 03, 2020 - 08:50
Detajet

Manchester United u mposht mbrëmë (e mërkurë) nga Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve më rezultat 1:3, përjcell “Zeri.info”.

Shumë tifozë të skuadrës angleze fajësuan trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer për moskryerjen e zëvendësimeve gjatë lojës.

Në veçanti, mbështetësit e “Djajve të Kuq” bënin thirrje norvegjezit të hiqte mesfushorin Fred pas pjesës së parë, pasi që ky i fundit ishte ndëshkuar me karton të verdhë pas një goditje me kokë në Leandro Paredes.

Sidoqoftë, Solskjaer nuk e solli brazilianin dhe Fred vazhdoi të përjashtohej në pjesën e dytë pasi PSG shënoi dy herë në pjesën e dytë për të dalë me fitore.

Tani ka dalë që mesfushori portugez, Bruno Fernandes praktikisht po e luste Solskjaer të bënte një ndryshim.

Portugezi mund të dëgjohet duke i bërtitur trajnerit të tij, dhe duke sinjalizuar me duar në një mënyrë që duket se po kërkon një zëvendësim.

Solskjaer priti deri në minutën e 74-të për të bërë një ndryshim, duke larguar Marcus Rashford për Paul Pogba. Donny Van De Beek dhe Mason Greenëood hynë në vend të Edinson Cavani dhe Anthony Martial në 79 minuta, para se Odion Ighalo të zëvendësonte Aaron Ëan-Bissaka me vetëm disa momente të luajtura. /Zeri.info