Devolli komenton incidentin me futbollistin e Drenicës pas humbjes nga Ballkani: Nuk i nxjerrim në pazar këto gjëra

Devolli komenton incidentin me futbollistin e Drenicës pas humbjes nga Ballkani: Nuk i nxjerrim në pazar këto gjëra

Sport November 29, 2020 - 20:13

Me dorëheqjen e Fadil Ramës, në krye të Drenicës erdhi trajneri nga Shqipëria, Bledar Devolli, i cili e nisi me këmbë të mbarë aventurën në "Bajram Aliu".

Trajneri shqiptar e fitoi ndeshjen e parë në krye të Drenicës kundër Trepçës '89 me rezultat të ngushtë, 2:1 në shtëpi, raporton "Zeri.info".

Devolli e vazhdoi ecurinë e rezultateve pozitive me Drenicën  duke fituar edhe ndaj FC Prishtinës (1:0), Besës (0:0) dhe Feronikelit 1:0), por në dy ndeshjet e fundit, gjërat nuk janë në nivelin e duhur.

Në dy ndeshjet e fundit, Drenica është mposhtur nga Gjilani (1:0) dhe nga lideri Ballkani (1:2), derisa nesër (e hëne), skuadra nga Skënderaji do t'i bëjë "konak" Llapit.

Image

Trajneri Devolli në një bisedë me "Zeri.info" është rrëfyer për aventurën e re me skuadrën e Drenicës, por shkurtimisht e ka komentuar edhe incidentin me futbollistin Valdo Zeqaj.

LEXO EDHE: Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica: Gjërat brenda shtëpisë nuk i nxjerrim në pazar, jam i kënaqur me kushtet këtu

Pas humbjes nga Ballkani, u tha se Devolli ka pasur një incident verbal me Zeqajn, por në lidhje me këtë nuk ka dashur të flasë shumë.

"E kam thënë edhe pas ndeshjes se gjërat brenda shtëpisë nuk i nxjerrim në pazar", ka thënë për "Zeri.info" Bledar Devolli. /Zeri.info

Image