Duro reagon pas fitores ndaj Trepçës '89: Unë doja sot vetëm tre pikët

Duro reagon pas fitores ndaj Trepçës '89: Unë doja sot vetëm tre pikët

Sport November 29, 2020 - 16:30

Feronikeli ka shkuar në tri ndeshje radhazi pa humbje, derisa sot skuadra nga Drenasi ka mposhtur Trepçën '89.

Ndeshja e javës së 15-të në Superligën e Kosovës i takoi drenicasve me rezultat të pastër, 2:0, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Sigurisht që jam i kënaqur, mbi të gjitha për futbollistët e mi që kanë arritur që për kohë të shpejtë të bëhen bashkë dhe të kuptojnë njëri-tjetrin”, deklaroi Duro për "ArtSport", përcjell "Zeri.info".

“Sot ka qenë një ndeshje shumë e vështirë pasi duhej të vazhdonim me rezultatet e mira, unë doja sot vetëm tre pikët siç edhe futbollistët, por duke marrë parasysh që patëm një rival si Trepça ’89 jam shumë i kënaqur, pasi shënuam dhe nuk pësuam nga një ekip shumë i rrezikshëm”, tregoi ai.

“Besoj që ne nuk do të ndalemi këtu pasi nuk kemi arritur asgjë deri këtu përveç atmosferës së mirë që kemi krijuar, futbolli duhet të përcjellë kënaqësi dhe argëtim sidomos në këtë kohë pandemie”, përfundoi trajneri nga Shqipëria. /Zeri.info