Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Superliga live: Besa - FC Prishtina, fitojnë kryeqytetasit

Superliga live: Besa - FC Prishtina, fitojnë kryeqytetasit

Sport November 28, 2020 - 12:19

Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar hapet në mesditën e sotme (e shtune) me një ndeshje të vetme.

Besa e Pejës është nikoqire e skuadrës nga kryeqyteti, FC Prishtina, shkruan “Zeri.info”.

Kjo do të jetë një ndeshje mes dy ndër skuadrave më të trofeshme në futbollin e Kosovës.

Para ndeshjes së sotme, Besa e Pejës ndodhet në vendin e fundit në tabelë me gjashtë pikë të tubuara pas 14 ndeshjeve.

Kurse, FC Prishtina ndodhet në vendin e katërt me 21 pikë sosh.

Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 13:00.

Besa – FC Prishtina 0:2

Mbyllet ndeshja në Pejë. Kryeqytetasit vazhdojnë me fitore.

84’ Rast tjetër i mirë për Besën, por Eglant Haxho në element sot.

72’ Rast tjetër i mirë për FC Prishtinën, por Kryeziu nuk ia del para Rajoviçit.

67’ GOOOOOOL. FC Prishtina dyfishon epërsinë, shënon Leotrim Kryeziu.

62’ Brruti i Besës provon nga distanca, por topi larg portës.

51’ Dominim i lehtë i Besës në këtë fillim të pjesës së dytë.

46' Nis pjesa e dytë në Pejë.

Mbyllet pjesa e parë në Pejë.

40’ Leonit Abazi i FC Prishtinës harkon bukur, por Leotrim Kryeziu shkakton ndërhyrje të palejuar në sulm.

32’ GOOOOOOOL. FC Prishtina në epërsi, shënon Endrit Krasniqi për 0:1.

25’ Gabim i portierit mysafir, Eglant Haxho, por gabimin e tij nuk e shfrytëzojnë pejanët.

17’ Një rast i mirë për FC Prishtinën, por portieri i Besës, Kolaj është në formë të mirë sot.

07’ Sabien Lilaj i mysafirëve gjuan nga distanca, por ndalet nga muri i Besës.

1' Nis ndeshja në Pejë.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Ajdini, Rajoviç, Matos, Ibrahimi, Salihu, Sheqerolli, Brruti, Sebastian, Syla, Tahiri.

FC Prishtina: Haxho, Bardhoku, Dellova, Bekteshi, Zyba, Pefqeli, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu

/Zeri.info