Samir Shaptahu: Kosova kishte mungesa të shumta, ekipi do të kthehet fuqishëm

Samir Shaptahu: Kosova kishte mungesa të shumta, ekipi do të kthehet fuqishëm

Sport November 27, 2020 - 23:24

Njëri nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohrave në basketbollin kosovar, Samir Shaptahu e ka komentuar humbjen e parë të Kosovës në para-kualifikimet për Botërorin 2023.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Shaptahu ka thënë se basketbollistët e Kosovës u angazhuan, por që ekipi ynë kishte mungesa kyçe dhe kjo e pamundësoi të bëjmë lojë ashtu si duam, por që në ndeshjet e radhës ekipi i Kosovës, ai beson se do të kthehet fuqishëm.

“Mbrëmë e përjcella lojën, Kosova – Sllovakia dhe i përgëzoj djemtë për angazhimin deri në fund. Kosova u paraqit me shumë mungesa dhe me thënë të drejtën unë e kam pritur një rezultat të tille, duke pas parasysh që kanë munguar 4-5 lojtarë bazë të Kombëtares si: Dardani, Lisi, Gëzimi, Zekiqi dhe një lojtar i natyralizuar. Sllovakia me super-trajner lojtar që ka luajtuar në NBA, e me një ekip që fizikisht ka qëndruar shumë mirë gjatë gjithë lojës është pritur që kemi me pas kaq shumë probleme. Unë e përgëzoj përzgjedhësin, që përkundër mungesave ka arritur që deri diku ta organizojë skuadrën dhe është duke e ndërtuar një skuadër të mirë për 3-4 vitet e ardhshme. E përgëzoj Federatën për punë të mirë, Benin e Elvirën dhe të tjerët dhe i uroj Musab Malës ftesën e parë nga Përfaqësuesja besoj që ai djal ka me tregu shumë në të ardhmen. Forzza Kosova jemi me ju dhe mos u dorëzoni, besoj që keni me pas suksese në lojët e ardhshme”, u shpreh Shaptahu.