Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Reja: Etrit Berisha ishte në negociata me Milanin dhe Juventusin

Reja: Etrit Berisha ishte në negociata me Milanin dhe Juventusin

Sport November 23, 2020 - 23:22
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, zbuloi një prapaskenë të bujshme merkatoje. Bëhet fjalë për gardianin Etrit Berisha.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet italiane, Reja zbuloi se Berisha ishte pranë akordit me Juventusin dhe Milanin në merkaton e verës, për t’u transferuar si portier i dytë, por gjithçka dështoi për shkak të pandemisë.

“SPAL ka bërë një goditje të madhe duke mbajtur Berishën. E meriton ende të luajë në Serie A, ndërsa kishte negociata shumë konkrete me Juventusin dhe Milanin për të qenë portier i dytë, kurse në mbyllje të merkatos ishte në negociata edhe me Spezian. Por më pas, në një situatë kaq të bllokuar, nuk u konkretizua asgjë”, shpreh Reja për “Il Resto del Pug”.