Mësohet shkalla e lëndimit të Ibrahimoviq, ja sa ndeshje do të mungojë

Mësohet shkalla e lëndimit të Ibrahimoviq, ja sa ndeshje do të mungojë

Sport November 23, 2020 - 18:28
Lajmet e fundit nga sporti

Zlatan Ibrahimoviq edhe njëherë doli të jetë protagonist në fitoren e Milanit.

Ai mbrëmë shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Milanit ndaj Napolit, por që në minutat e fundit ai u desh të largohet nga fusha për shkak të lëndimit, shkruan “Zeri.info”.

Gjithsesi, tifozët e Milanit duhet të presin edhe 10 ditë për ta parë saktë sa është serioz lëndimi i Ibrahimoviqit, megjithatë është e sigurt mungesa e gjigandit suedez në 3 ndeshjet e radhës për Milanin, pikërisht në dy sfidat e Europa League ndaj Lille dhe Celtic dhe në takimin e kësaj fundjave në Serie A ndaj Fiorentinës.

Ibra ka pësuar një tërheqje të lehtë dhe pas 10 ditësh do t’u nënshtrohet analizave të tjera, gjithsesi nëse gjendja e tij përmirësohet gjatë këtyre 10 ditëve atëherë mund të ndodhë që Zlatan të rikthehet edhe menjëherë në fushë, edhe pse gjasat janë që Ibra të mungojë tre deri në 4 javë. /Zeri.info