Shënoi supergol për Prishtinën në fundjavë, Besnik Krasniqi: Nuk jemi dorëzuar, besojmë shumë se do të fitojmë trofe

Shënoi supergol për Prishtinën në fundjavë, Besnik Krasniqi: Nuk jemi dorëzuar, besojmë shumë se do të fitojmë trofe

Sport November 23, 2020 - 18:06
Lajmet e fundit nga sporti

Kishte fituar pothuaj gjithçka me Prishtinën por duket se kjo nuk i ka mjaftuar. Futbollisti i mirënjohur Besnik Krasniqi, të dielën ka shënuar një supergol në fanellën e Prishtinës, derisa ka thënë se është rikthyer këtu pasi dëshiron të fitojë trofe, shkruan “Zeri.info”.

Edhe pse kanë mbetur bukur mbrapa në luftë për titull, ku ka plotë 11 pikë më pak sesa lideri Ballkani, gjithsesi, tek klubi bardhekaltër nuk janë dorëzuar dhe ata po besojnë te trofetë.

“Ishte goli im i parë pas rikthimit tek klubi. Jam shumë i lumtur që shënova por edhe më shumë që fituam. Shpresoj të vazhdojmë të bëjmë lojëra të bukura të fitojmë dhe pse jo të shënoj përsëri, por primare janë rezultatet e mira”, ka thënë të hënë për “Zeri.info”, Besnik Krasniqi.

Mbrojtësi prishtinas edicionin e kaluar ishte pjesë e Ballkanit më të cilën ishte shumë afër titullit të kampionit por edhe Kupës së Kosovës. Të dy trofetë i humbën në hapin e fundit, mirëpo kwtw herw ai po beson se me Prishtinwn do të arrijë të fitojë trofe, ashtu siç fitonte para 7 viteve kur ishte pjesë e skuadrës bardhekaltër.Image

“Po jam shumë optimist dhe kam shumë besim te skuadra se do të arrijmë trofe. Do të vazhdojmë të luftojmë dhe të fitojmë trofe. Ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit, ende asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë Krasniqi.

Mbrojtësi i djathtë prishtinas përveç Prishtinës, karrierë ka bërë edhe te Partizani (Shqipëri), Teuta (Shqipëri), Istogu, Gjilani, Flamurtari, Feronikeli, Vëllaznimi, Llapi dhe Ballkani. /Zeri.infoImage