Arsenal reagon ashpër pas përplasjes e futbollistit shqiptar Alioski me Pepen

Arsenal reagon ashpër pas përplasjes e futbollistit shqiptar Alioski me Pepen

Sport November 23, 2020 - 16:52
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Arsenalit Nicolas Pepe u ndëshkua me kartonë të kuq pas një goditje me kokë ndaj futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Ishte VAR ai që përcaktojë se futbollisti i Arsenalit duhet të përjashtohet, mirëpo të dy futbollistët kanë marrë kritika të mëdha në rrjetet sociale sa që është dashur reagimi i klubit për të sqaruar situatën, pasi kishte të atillë që edhe kërcënonin lojtarët.

Ne dënojmë plotësisht abuzimin e poshtër drejtuar Nicolas Pepe dhe Ezgjan Alioski në mediat sociale pas ndeshjes tonë kundër Leeds United. Kjo është plotësisht e papranueshme dhe ne do të punojmë me policinë dhe autoritetet për të bërë gjithçka që mundemi për të gjetur dhe ndjekur penalisht fajtorët”, ka shkruar Arsenali në faqen zyrtare.

Kujtojmë se ndeshja përfundoi në barazim derisa ka pasur edhe një konfrontim në fund të ndeshjes. /Zeri.info