Presidenti i klubit të Serie A shtrohet në spital pas infektimit me Covid-19

Presidenti i klubit të Serie A shtrohet në spital pas infektimit me Covid-19

Sport October 30, 2020 - 21:49

Presidenti i klubit të Torinos, Ubran Cairo është infektuar me koronavirus, shkruan “Zeri.info”.

Cairo i është nënshtruar testit për Covid-19 ditën e sotme dhe rezultati i tij ka qenë pozitiv si i infektuar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por ai është i shtruar në spital për të marrë trajtimin.

Gjithnjë sipas mediave në gadishullin Apenin, Cairo do të qëndrojë për disa ditë në spitalin e Milanos e më pastaj do të futet në karantinë deri në momentin kur shërohet plotësisht.

Kujtojmë se pjesë e skuadrës së Torinos është edhe “gardiani”, Samir Ujkani si dhe mbrojtësi tjetër i Kosovës, Mergim Vojvoda. /Zeri.info