Analiza e Genc Sermaxhajt: Llapi do të shëtisë në sheshin evropian të 'Zahir Pajazitit'

Analiza e Genc Sermaxhajt: Llapi do të shëtisë në sheshin evropian të 'Zahir Pajazitit'

Sport October 29, 2020 - 17:34

Ish-futbollisti dhe tani trajneri i grupmoshës U19 te Drita e Gjilanit, Genc Sermaxhaj i ka komentuar ndeshjet e klubeve elitare kosovare këtë edicion në Superligë.

Ai ka thënë se Ballkani dhe Drita e Gjilanit kanë qenë dhe janë dy pretendentët kryesor për titull, shkruan "Zeri.info".

Sipas tij, FC Prishtina dhe Gjilani janë afër njëra-tjetrës me cilësi, derisa tregon se e ka befasuar Arbëria e Dobrajës.

Ndërkaq, për skuadrën e Llapit ai ka dhënë një deklaratë interesante.

“Llapi sigurt do të ‘shëtis’ në sheshin evropian të Zahir Pajazitit”, shkruan mes të tjerash Sermaxhaj.

Analiza e plotë e tij:

"SUPERLIGA PAS PJESËS SË PARË TË KAMPIONATIT! 
Superliga e Kosovës në futboll përfundoi pjesën e parë të kampionatit ashtu siq ishte menduar e parashikuar. Duke parë vështirësitë e vazhdueshme që po sjell situata me Covid-19, ekipet po paraqiten mjaftë mirë edhe pa prezencën e tifozëve. 
Disa ekipeve nuk iu dëshmuan përforcimet që sollën, e disa tjerave deri diku po, por që pritet edhe më shumë nga ta.
Ballkani dhe Drita ishin dhe vazhdojnë të mbeten dy pretendetë serioz dhe të denjë për luftën e titullit ngase u dëshmuan me paraqitjet e tyre. 
Prishtina e Gjilani duken të përafërta për aq sa kanë treguar në fushat e lojës. 
Arbëria e papërshtatshme për shumë kend por gjithsesi me rezultate shumë pozitive. 
Drenica e Trepça 89, pak më mirë se vitin e kaluar. Feronikeli me probleme dhe pa zgjidhje në shumë drejtime. 
Besa me paraqitje të pritura duke parë cilësinë brenda saj, ndërsa Llapi sigurt do të ‘shëtis’ në sheshin evropian të Zahir Pajazitit
". /Zeri.info