Gjyqtari italian i befason të gjithë, anulon një eurogol nga mesfusha në derbin e shqiptarëve

Gjyqtari italian i befason të gjithë, anulon një eurogol nga mesfusha në derbin e shqiptarëve

Sport October 29, 2020 - 16:50

Citadella dhe Spezia u përballën dje (e mërkure) në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Italisë.

Ishte kjo një ndeshje shqiptarësh ku u vunë përballë Elhan Kastrati dhe mbrojtësi Ardian Ismajli, shkruan "Zeri.info".

Spezia e Ismajlit e fitoi ndeshjen me rezultat të pastër 0:2.

Në minutën e 26-të, u regjistrua një incident ku është duke qarkulluar me të madhe në rrjetet sociale.

Futbollisti i Citadellës, Manuel Iori realizoi një eurogol nga mesi i fushës, por gjyqtari e anuloi pa ndonjë arsye.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Zeri.info