Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Drita e mposht Arbërinë, Feronikeli fiton ndaj Llapit

Drita e mposht Arbërinë, Feronikeli fiton ndaj Llapit

Sport October 27, 2020 - 13:57
Detajet

Feronikeli ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Golin e fitores për vendësit e shënoi mbrojtësi Yll Hoxha në minutën e 53-të për tre pikët e para të trajnerit shqiptar Klodian Duro.

“Nikli” edhe në pjesë të parë kishte disa raste të mira nërpërmjet Hoxhës dhe Grecës por fati ishte në anën e Llapit.

Llapi tentoi në pjesën e dytë më shumë për ta barazuar rezultatin duke e inkuadruar edhe mesfushorin sulmues Valmir Veliun, por pa ia arritur qëllimit.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në fund të ndeshjes nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Genc Nuza.

Me këtë fitore “Nikli” renditet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e nëntë me vetëm pesë pikë të grumbulluara pas nëntë xhiro.

Ndeshja tjetër, ishte ndërmjet skuadrës kampione Dritës dhe Arbërisë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, të cilën e fituan gjilanasit me rezultat minimal 0:1.

Golin e fitores për “Intelektualët” e shënoi Festim Alidema pas asistimit nga Xhevdet Shabanit në minutën e 45-të.

Drita me këtë fitore i afrohet liderit Ballkanit në vetëm tri pikë, duke u renditur në pozitën e dytë me 16 pikë, me një ndeshje më pak.

Ndërsa, Arbëria renditet në pozitën e pestë me 11 pikë të grumbulluara pas nëntë xhiro të zhvilluara.

Feronikeli – Llapi 1:0

Mbyllet ndeshja 

90+’ Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ndëshkohet më të kuq nga Genc Nuza pas protestave të shumta

76’ Mysafirët dështojnë të shfrytëzojnë dy raste të mira, fillimisht gaboi Januzi pastaj largoi mbrojtja e Niklit

71’ Llapi lëshon edhe një mundësi për të barazuar. Arbnor Ramadani harkon në zonë, por topi nga shfrytëzohet nga sulmuesit

65’ Futbollisti i llapjanëve Mentor Zhdrella tenton nga goditja e lirë, topi nuk shkon në portë

61' Llapi tenton ta barazojë rezultatin me Ahmed Januzin, por po sukses 

GOL: 53’ Feronikeli kalon në avantazh. Yll Hoxha nga largësia shënon gol të bukur

46' Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë 

32’ Mesfushori i Llapit, Arbnor Ramadani provon nga distanca, mirëpo topi nuk përfundon në cakun e kërkuar

25’ Nuk ka ndryshim rezultati në “Rexhep Rexhepi”

21’ Kastriot Selmani tenton ta dërgojë Llapin në avantazh, por një gjë të tillë nuk e lejon portieri Ilir Avdyli

9’ Dridhet shtylla në Drenas. Futbollisti i Niklit Yll Hoxha tenton nga goditja e lirë, topi përfundon në shtyllën e portierit Hoffman

7’ Tensione në Drenas, trajneri i Llapit, ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit Genc Nuza

4’ Llapi nu ndalet. Elvis Prençi godet më kokë, topi shkon skaj shtyllës

3’ Kapiteni i Llapit, Mentor Zhdrella, godet bukur nga jashtë zonës, topi largohet nga mbrojtja vendase.

1' Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Feronikeli: Avdyli; Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Malaj, Bojku, Maliqi, Greca, Milickovic, Balde, Hoxha. Trajner: Klodian Duro.

Llapi: Hoffman; Idrizi, Prençi, Zhdrella, Emini, Arb. Ramadani, Alb. Ramadani, Selmani, Peposhi, Januzi, Hoti. Trajner: Tahir Batatina.

Gjyqtarët: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Shpëtim Murtezi.

 

Arbëria – Drita 0:1

84’ Drita e godet shtyllën me Betim Haxhimusën. Ky i fundit e pranon një top në zonë nga Jamal Arago, por shtylla e shpëton portierin vendas Donat Kaçiu

77’ Almir Kryeziu e humbet një rast për ta barazuar rezultatin nga gjuajtja e dënimit. Godet në murin e gjallë

69’ Arbëria rrezikon seriozisht. Bilalli humbet rast të qindpërqindtë shënimi

60' Lojë e hapur në "Agron Rama", Arbëria po tenton ta barazojë rezultatin, mirëpo mungon efikasiteti. Edhe Drita po tenon kryesisht përmes kundërsulmeve 

46' Nis pjesa e dytë 

Përfundon pjesa e parë 

GOL: 45’ Drita kalon në avantazh prej 0:1. Xhevdet Shabani pas ndërprerjes e gjënë në zonë Festim Alidemën i cili shënon nga afërsia

35’ Aksion i bukur i Dritës. Xhevdet Shabani depërton nga e majta, harkon për Hamdi Namanin, i cili e dërgon topin me kokë në rrjetë, por goli anulohet për pozitë jashtë loje

23’ Mbrojtësi Arbër Pira e shërben Bilallin. Ky i fundit nuk tregohet i saktë duke e dërguar topin mbi portë

17’ Kastriot Rexha sërish lëshon mundëson për gol. Topin e pranuar nga Erion Vuçaj e shpërdorën duke e dërguar pranë portës

12′ Llugiqi harkon për Agron Bruçin i cili gjuan rrezikshëm me kokë, por topi i tij përfundon mbi portë

8’ Portieri i Dritës, Faton Maloku, nuk trembet pas goditjes së Bruqit nga 20 metra, mbetet 0:0

3' Drita lëshon mundësi të artë për të kaluar në avantazh. Festim Alidemi shpërthen nga e djathta, harkon për Kastriot Rexhën i cili gjuan bukur, por topi shkon skaj shtyllës

Image

1' Nis ndeshja 

Formacionet zyrtare

Arbëria: Kaçiu; Llugiqi, Zabërgja, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Beqiri, Pira, Kashtanjeva. Trajner: Arbnor Morina.

Drita: Maloku; Brdarowski, Limani, Gërbeshi, Cuculi, B.Shabani, Namani, Xh.Shabani, Vucaj, Alidema, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu.

Gjyqtarët: Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraq, Visar Kastrati.