Spektakël në Milan – Roma, shënohen edhe dy gola të shpejtë, realizon futbollisti shqiptar

Spektakël në Milan – Roma, shënohen edhe dy gola të shpejtë, realizon futbollisti shqiptar

Sport October 26, 2020 - 22:27
Lajmet e fundit nga sporti

Zlatan Ibrahimoviq ka rikthyer epërsinë e Milanit ndaj Romës në sfidën që po zhvillohet në këto momente në “San Siro”, shkruan “Zeri.info”.

Ibra ka shënuar për rezultatin 3:2 në minutën e 79-të, ku njëherësh ishte goli i dytë për sulmuesin e Milanit.

Ibrahimoviq realizoi nga penalltia për ta afruar shumë afër fitores skuadrën kuqezi.

Megjithatë ka qenë Marash Kumbulla që ka barazuar gjithçka kur ka shënuar në minutën e 83-të. /Zeri.info