Vazhdon bojkotimi i klubeve në Superioren shqiptare

Vazhdon bojkotimi i klubeve në Superioren shqiptare

Sport October 26, 2020 - 14:10

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje mbledhja ndërmjet kreut të FSHF-së dhe Ligës së Profesionistëve në Shqipëri, raporton “Zeri.info”.

Mbledhja në fjalë është mbajtur në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar.

Kryetari i Ligës së Profesionistëve, Edvin Libohova është shprehur para mediave se nuk kanë marrë asnjë vendim për fatin e kampionatit shqiptar në futboll, derisa tha se i kanë dhënë kohë qeverisë për realizimin e kërkesave të tyre deri të enjten.

“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar”, ka thënë ai.

“Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendsim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin”, shtoi mes të tjerash ai.

/Zeri.info