Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Ish-futbollisti i Drenicës shprehet kundër ardhjes së trajnerit nga Shqipëria, Bledar Devolli në Skenderaj

Ish-futbollisti i Drenicës shprehet kundër ardhjes së trajnerit nga Shqipëria, Bledar Devolli në Skenderaj

Sport October 25, 2020 - 18:15
Zbuloni detajet

Drenica e ka zyrtarizuar trajneri e ri, raporton Zeri.info.

Skuadra “kuqezi” ka arritur marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli.

Trajneri nga Gjirokastra ka qenë edhe më parë në futbollin kosovar të skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat si Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori.

Image

Ai e zëvënbdëson te Drenica trajnerin Fadil Rama i cili dha dorëheqje të shtunën pas humbejs nga Drita me rezultat 4:1.

Ish-futbollisti i Drenicës, Kastriot Mehmeti vlerëson se klubi ka gabuar me këtë zgjedhje.

"Gabim i madh esht i kemi trajnerat vendor sdu me ja humb cilsit qe i ka ky trajner por smundet mi njoft ma mir lojtart ky trajner se trajnerat vendor problemi nuk qendron te trajneri problemi qendron te lojtart lojtari qe vjen si transfere duhet me dhan 100% qe mi tregu vendorit qe se meriton e jo me ardhe sa mi marr qat kontrat", ka shkruar Kastriot Mehmeti në faqen zyrtare të Drenicës në rrjetin social Facebook.

Image

Mehmeti te Drenica vite më parë ka luajtur si sulmues. /Zeri.info

Image