Bayern Munich vazhdon me fitore të thellë, shkëlqen Lewandowski me tre gola
Bayern Munich ka mposhtur me rezultatë të thellë 5:0 ekipin e Eintracht Frankfurtit në kuadër të javës së pestë në Bundesligë, raporton “Zeri.info”.
Kampioni i Gjermanisë hapi llogarinë e golave në minutën e 10-të të takimit, ku shënoi sulmuesi i rrezikshëm, Robert Lewandowski.
Golin e dytë, e shënoi poashtu sulmuesi polak në minutën e 26-të ndeshjes, duke ia bërë me dije mysafirëve se tre pikët do të ndalen në Munich.
Hetrikun e tij, Lewandowski e kompletoi në minutën e 60-të pas asistimit të Costas.
Për 4:0 u përkujdes i transferuari këtë verë të “bavarezët” Sane në minutën e 72-të të ndeshjes.
Golin e fundit në këtë përballje e shënoi Musiala në minutën e fundit të takimit duke e kompletuar edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Bayerni është në vendin e dytë me 12 pikë një pak se Leipzig që është në vendin e parë të futbollit gjerman.
Kurse mysafirët me këtë disfatë janë në vendin e gjashtë me tetë pikë të grumbulluara deri më tani.
/Zeri.info