Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Sport October 24, 2020 - 08:14

Një atentat i tmerrshëm i ka marrë jetën ish-mundësit të arteve marciale (MMA), Shamil Abdulmuslimov në Dagestan.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen, ku dy persona – babai dhe i biri – hyjnë në një restaurant dhe hapin zjarr ndaj Abdulmuslimovit, shkruan “Zeri.info”.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur për një minutë e gjysmë.

Arsyeja e kësaj është për shkak se palët kanë pasur një problem në lidhje me shitjen e një toke.

Dy vrasësit nuk janë larguar nga vendi i krimit dhe janë arrestuar nga policia. /Zeri.info