Prokuroria e Serbisë kërkon që ta burgosë për gjashtë muaj futbollistin e Real Madridit
Sport
October 23, 2020 - 08:51
Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic mund të burgoset për gjashtë muaj.
Futbollisti serb është në telashe me autoritetet e vendlindjes së tij për shkak se theu rregullat e pandemisë në muajin mars, shkruan "Zeri.info".
Sipas "El Partidazo de Cope", Prokuroria e Serbisë është duke kërkuar që Jovic të burgoset për gjashtë muaj për thyerjen e rregullave.
22-vjeçari besohet se udhëtoi nga Madridi në Beograd për ta vizituar të dashurën e tij, Sofija Milosevic.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë se dyshja bëri një aheng në shtëpinë e tyre në një kohë kur "shpërtheu" pandemia COVID-19. /Zeri.info