'Cima' me dedikim special për Munishin dhe skuadrën, i falënderon për emocionet e dhëna

'Cima' me dedikim special për Munishin dhe skuadrën, i falënderon për emocionet e dhëna

Sport October 21, 2020 - 23:44

Ballkani po vazhdon me formë mbresëlënëse në këtë fillim edicioni në Superligën e Kosovës.

Pas shtatë javësh, skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi ka arritur në kuotën e 19 pikëve dhe ka "blinduar" pozitën e parë në tabelë, shkruan "Zeri.info".

Formën e mirë, Ballkani e "vulosi" me fitoren e sotme ndaj Dritës në Suharekë me rezultat 2:0.

Pas fitores së sotme, presidenti i klubit, Arsim Kabashi ka falënderuar skuadrën dhe trajnerin Munishi për emocionet e dhëna.

Postimi i plotë i "Cimës":

"Traineri i dashur, shokt e mi dhe Une ë ë, 
Faleminderit,faleminderit dhe faleminderit për emocionet e cmendura që po i’a jepni qytetit tim ë
 ... e ku ka më mirë se në vendëlindje
". /Zeri.info