Feronikeli me bilanc shumë më të mirë sesa Prishtina në pesë ndeshjet e fundit

Feronikeli me bilanc shumë më të mirë sesa Prishtina në pesë ndeshjet e fundit

Sport October 21, 2020 - 11:10
Lajmet e fundit nga sporti

Feronikeli e Prishtina do të ballafaqohen sot ndërmjet vete, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Të dyja skuadrat njihen për organizimin e mirë dhe objektivat e qarta që kanë, kështu që sot asnjëra nuk guxon të humbasë, ndryshe lufta për titull bëhet shumë më e vështirë.

Kjo është arsyeja të pritet një luftë e ashpër në fushë dhe fituesi do të dihet tek pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Por cila është skuadra më e suksesshme në pesë përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave?

Është Feronikeli, që ka një bilanc shumë më të mirë sesa Prishtina, pasi ka shënuar tri fitore, një barazim dhe ka vetëm një humbje. /Zeri.info

Image