Islami e di dhimbjen: E viziton Lecin dhe ka një mesazh për të

Islami e di dhimbjen: E viziton Lecin dhe ka një mesazh për të

Sport October 19, 2020 - 21:33
Lajmet e fundit nga sporti

Padyshim njëri nga futbollistët më të pafat në këtë kampionat ishte Liridon Leci i cili në ndeshjen e fundit përgatitore para fillimit të kampionatit u lëndua duke këputur ligamentet gjë e cila bëri që ta humb gjithë sezonin.

Leci ditë më parë është operuar ndërsa sot ka pasur një mysafirë të veçantë, shkruan “Zeri.info”.

Ai ka mirëpritur në shtëpinë e tij mbrojtësin e Feronikelit, Përparim Islamin dhe sulmuesin e Dritës, Kastriot Rexhën.

Të dy futbollistët e kanë uruar për shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e blerta, duke postuar Islami edhe fotografinë ku Leci dhe Rexha ishin mysafir tek mbrojtësi i Feronikelit.

“Edhe i lënduar është agresiv Leci, të presim më të fortë se gjithë vëlla. Do të pres në kornera, Zlatan Ibrahimovic citoi Leci”, thuhet në postimin e Përparim Islamit i cili muaj me parë kaloi në të njëjtën situatë ku pati një operim për shkak që këputi ligamentet. /Zeri.infoImage