Imobile flet për Vedat Muriqin

Imobile flet për Vedat Muriqin

Sport October 19, 2020 - 19:00
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi më i mirë italian i Lazios, Ciro Immobile, e ka vlerësuar lart sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, transmeton “Zeri.info”.

Immobile e Muriqi sot kanë kryer një stërvitje të përbashkët si "tandem" në sulmin e Lazios dhe mënyra e bashkëpunimit në fushë duket se i ka pëlqyer shumë italianit.

“Vedat Muriqi është një sulmues ndryshe nga unë. Kosovari më njeh mirë dhe di se ku të lëvizë në fushë. Vedati do të na ndihmojë shumë. Sot kemi stërvitur bashkë dhe dukej se mund të kemi një bashkëpunim shumë të mirë”, ka thënë Immobile.

Te Lazio, prizrenasi u transferua gjatë verës dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025. /Zeri.info