Dhunoi vajzën shqiptare, ylli brazilian përjashtohet nga klubi

Dhunoi vajzën shqiptare, ylli brazilian përjashtohet nga klubi

Sport October 19, 2020 - 16:53
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i famshëm brazilian Robinho është larguar nga skuadra e Santos pas vetëm gjashtë ditësh të kaluara në klub, transmeton “Zeri.info”.

Robinho që u kthye së fundmi në Santos për herë të tretë në karrierën e tij, nuk mundi të qëndroi më shumë se gjashtë ditë. Ai nënshkroi një kontratë me një pagë mujore prej vetëm 230 euro, por atij iu desh të "paketonte bagazhet" dhe të largohej nga ekipi.

Ishin sponsorët ata që i i thanë drejtuesve të klubit se do të anulonin investimet e tyre nëse futbollisti i famshëm do të qëndronte në ekip. Arsyeja është e kaluara e tij e shëmtuar.

Robinho u dënua në vitin2013 për përdhunimin e një gruaje shqiptare, kështu që sponsorët nuk duan që dikush me një reputacion të tillë të luajë për ekipin që ata financojnë.

Robinho u dënua me nëntë vjet burgim për atë krim të rëndë, megjithatë, procedura e apelimit është ende në procesë. Ish lojtari i kombëtares braziliane ka luajtur edhe për Real Madrid, Manchester City, Milan etj. /Zeri.infoImage