Skuadra italiane pushtohet nga COVID-19, futbollistët mbesin të mbyllur në qendrën stërvitore

Skuadra italiane pushtohet nga COVID-19, futbollistët mbesin të mbyllur në qendrën stërvitore

Sport October 19, 2020 - 16:18
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e futbollistit të Kosovës, Mërgim Vojvoda, Tortino po kalon nëpër një situatë alarmante.

Torino është bllokuar në qendrën stërvitore pasi janë paraqitur katër rastet pozitive me COVID-19 dhe lojtarët nuk janë në gjendje të largohen nga Filadelfia.

Procedura ishte, sipas Tuttomercatoëeb, e shkaktuar nga protokolli dhe për këtë arsye ekipi do të jetë në gjendje të vazhdojë stërvitjen dhe të ndjekë ndeshjet.

Torino konfirmoi katër raste me COVID-19 – dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit – dhe ekipi nuk do të jetë në kontakt me askënd jashtë këtë jave. ‘Bubble’ thuhet se do të zgjasë deri të dielën për ekipin ku paraqitet mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda.

Ekipi do të stërvitet në Filadelfia dhe do të qëndrojë në një hotel, pa qenë në gjendje të kthehet në shtëpi. TMË zbulon se ekipi do t’i nënshtrohet disa testeve përpara ndeshjes kundër Sassuolo të premten. /Zeri.info