Alaba nuk do të rinovojë me Bayernin, kjo pritet të jetë skuadra e re

Alaba nuk do të rinovojë me Bayernin, kjo pritet të jetë skuadra e re

Sport October 19, 2020 - 15:51

David Alaba pritet të largohet nga kampioni i Evropës, Bayern Munich verën e vitit të ardhshëm, raporton “Zeri.info”.

Mbrojtësi austriak ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me “Bavarezët” dhe duket se nuk do të ketë marrëveshje për rinovimin e saj.

Alaba është në “shnjestrën” e disa prej klubeve më të mëdha evropiane si Barcelona, Chelsea, PSG, Real Madrid, Inter e Juventus të cilat janë të gatshme të sigurojnë shërbimet e tij.

Por, sipas mediave italiane bëhet e ditur se futbollisti në fjalë tashmë ka vendosur për skuadrën e tij të ardhshme.

Gjithnjë sipas mediave në gadishullin “Apenin”, Juventusi pritet të jetë skuadra e ardhshme e austriakut.

Kurse, “Zonja e Vjetër” do ta nxjerr në merkato mbrojtësin brazilian, Alex Sandro në mënyrë që Alaba të jetë i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Andrea Pirlo.

/Zeri.info