Moment i nxehtë: Lampard konfrontohet me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho

Moment i nxehtë: Lampard konfrontohet me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho

Sport September 29, 2020 - 21:46
Lajmet e fundit nga sporti

Tottenham e Chelsea janë duke u përballur sonte ndërmjet vete në kuadër të EFL Cup të Anglisë, transmeton “Zeri.info”.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 0;1 në favor të Chelseas, por një moment i ndodhur në pjesën e parë ka befasuar të gjithë.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka pasur një debat jo shumë miqwsor me trajnerin e Chelseat Frank Lampard.

Ishte e çuditshme reagimi i Lampard në adresë të Mourinhos, kur dihet se ata për shumë vite kanë punuar bashkë, kur Mourinho ishte trajner e Lampard lojtar te Chelsea.

Gjithsesi, duket se miqësia i takon të se kaluarës dhe tashmë të dy janë të fokusuar vetëm në punën e tyre. /Zeri.info