Superliga live: Arbëria – Feronikeli, mysafirët kërkojnë penallti

Superliga live: Arbëria – Feronikeli, mysafirët kërkojnë penallti

Sport September 29, 2020 - 14:26
Detajet

Xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll fillon me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit që zhvillohet sot (e martë) nga ora 15:00, raporton Zeri.info.

Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq do të jetë arena e kësaj përballjeje që pritet të jetë mjaft interesante.

Arbëria që është promovuar këtë edicion në elitë, ka befasuar në këtë fillimsezoni duke regjistruar dy fitore dhe një barazim.

Kështu, me shtatë pikë të arkëtuara, kjo skuadër kryeson në tabelën e Superligës me pikë të barabarta me Ballkanin.

Feronikeli numëron katër pikë nga tri ndeshje, në të cilat ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.

Në këtë takim, pritet të shohim edhe përballjen e taktikave të trajnerëve të njohur, Arbnor Morina dhe Afrim Tovërlani.

Arbëria - Feronikeli 0:0

73’ Feronikeli kërkon penallti për një prekje me dorë në zonë por gjyqtari Tefik Maloku hesht

70’ Përkundër lojës së hapur dhe mundësisë së dyja skuadrave, golat ende nuk janë shënuar. Tash shiu është ndalur por gjërat nuk ndryshuan në fushë

46' Afrim Tovërlani duket se ka qenë i pakënaqur me pjesën e parë pasi 45 minutëshin e dytë e ka nisur me një zëvendësim. Nga loja nxori Maliqin per ta futur SilvanImage

46' Nis pjesa e dytë

45+' Mbyllet pjesa e parë

38′ Feronikeli del rrezikshëm në kundërsulm, portieri vendas Kaçiu del me kohë para Maliqit dhe shpëton skuadrën e tij nga pësimi i golit

Image

34' Bie ritmi dhe rastet për gol nga të dyja ekipet 

25' Vështirësohet zhvillimi i ndeshjes, shkak shiu i rrëmbyeshëm që po bie në "Agron Rama"

Image

19' Yll Hoxha i Feronikelit rrezikon nga distanca, reagon Kaçiu duke e larguar topin 

11′ Sërish tenton Feronikeli, kësaj radhe me Bedri Grecën, por intervenon “gardiani” i vendasve, Donat Kaçiu

9′ Feronjkeli e kërkon golin me Alban Pnishin. Ky i fundit tenton me kokë pas harkimit të Adem Maliqit. Mbetet 0:0

2′ Arbëria rrezikon e para me Dior Zabërgjën i cili gjuan nga distanca, topi ndalet nga Prince Balde derisa vendasit kërkojnë penallti. Hesht gjyqtari Tefik Maloku

Image

1' Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri. Llugiqi, Zabërgja, Avduli, Hasan, Kryqziu, Ibrahimi, Bruqi, Pira. Trajner: Arbnor Morina.

Feronikeli: Avdyli, Prince, Pnishi, Hoxha, Bojku, Dabiqaj, Malaj, Milinkoviq, Maliqi, Hoti, Greca: Trajner: Afrim Tovërlani.

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Granit Hseni, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi.