'Profa': Ky është futbollisti më profesional nga Shqipëria që ka luajtur në Kosovë

'Profa': Ky është futbollisti më profesional nga Shqipëria që ka luajtur në Kosovë

Sport September 27, 2020 - 23:22

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka vlerësuar Sebino Plakun si njërin prej futbollistëve më cilësor dhe profesional që ka luajtur në Kosovë.

Sulmuesi nga Shqipëria ishte pjesë e futbollit kosovar edicionin e kaluar, shkruan "Zeri.info".

Ai ishte pjesë e Llapit dhe Gjilanit edicionin e kaluar, derisa Sokoli ka vetëm fjalë të mira për të.

Në debatin që po zhvillohet në "Dueli Sportiv" për futbollistët e rinjë, Sokoli ka thënë se futbollistët me përvojë si Plaku janë të domosdoshëm dhe shembull për të talentët.

"Sebino Plaku është futbollisti më profesional që ka luajtur në Kosovë. Puna dhe zbatimi i rregullave nga ai ka qenë në nivelin e duhur", tregoi Sokoli, përcjell "Zeri.info".

"Në futbollin kosovar ka shumë futbollistë të rinjë dhe të talentuar që duhet të jenë pranë skuadrës së parë", deklaroi "Profa". /Zeri.info