Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Zeneli dhe Berisha pësojnë humbje nga yjet e PSG-së

Zeneli dhe Berisha pësojnë humbje nga yjet e PSG-së

Sport September 27, 2020 - 23:19

Dy reprezentuesit e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli janë paraqitur për Reims në humbjen kundër PSG me rezultat 0:2, në kuadër të kampionatit francez.

Mesfushori Berisha ishte titullarë dhe kompletoi 90 minuta, ndërsa Zeneli u inkuadrua nga bankë rezervë në pjesën e dytë.

Trajneri i Reims, David Guion vendosi ta aktivizojë Zeneli nga minuta e 65-të.

Ish mesfushori i Lazios, Berisha, u vlerësua me notën 6.8 duke qenë fubtollisti i dytë më i mirë në fushë për Reims.

Ndërsa, Zeneli për 27 minuta sa ishte në fushë u vlerësua me notën 6.7, duke bërë një paraqitje tejet të mirë.

Që të dy deri më tani kanë bërë nga pesë paraqitje në kampionatin francez.

Reims e ka filluar sezonin tejet dobët, pasi renditet në pozitën e 19 me vetëm një pikë nga pesë javët e para, ndërsa PSG renditet në pozitën e shtatë me shtatë pikë.