Rexha: Drita është klubi më serioz në Kosovë, kaq premio na u premtua nëse do ta mposhtnim Legian

Rexha: Drita është klubi më serioz në Kosovë, kaq premio na u premtua nëse do ta mposhtnim Legian

Sport September 27, 2020 - 22:32

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Legia Varshava në Poloni në kuadër të rrethit të tretë eliminar, shkruan "Zeri.info".

Kastriot Rexha, sulmuesi i Dritës ka zbuluar se drejtuesit e klubit kishin premtuar premio të madhe në rast të fitores ndaj Legias.

"Drejtuesit e klubit na premtuan 100 mijë euro premio në rast të kalimit ndaj Legias", zbuloi Rexha në "Kanal10", përcjell "Zeri.info".

"Drita është klubi më serioz në Kosovë, pa asnjë diskutim. Kemi pasur premio për çdo kalim rundi si dhe për titullin kampion", tregoi ai. /Zeri.info