Napoli - Genoa, a do të luajë Amir Rrahmani nga minuta e parë?

Napoli - Genoa, a do të luajë Amir Rrahmani nga minuta e parë?

Sport September 27, 2020 - 17:08

Napoli do ta zhvillojë sot ndeshjen e dytë për edicionin e ri në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos do të përballet me Genoan në shtëpi nga ora 18:00, shkruan "Zeri.info".

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani është i ftuar nga Napoli për këtë ndeshje, por nuk do të luajë nga fillimi.

Një orë para ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Image

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Koulibaly, Manolas, Hysaj; Fabián Ruiz, Zielinski; Lozano, Mertens, Insigne; Osimhen

Genoa: Marchetti; Goldaniga, Masiello, Biraschi; Zappacosta, Lerager, Badelj, Zajc, Pellegrini; Destro, Pjaca.

/Zeri.info