Mediumi anglez i kushton artikull dy psikologeve bullgare pas ndeshjes Lokotiva - Tottenham

Mediumi anglez i kushton artikull dy psikologeve bullgare pas ndeshjes Lokotiva - Tottenham

Sport September 19, 2020 - 12:18

Ndoshta skuadra e Lokomotiv Plodivit humbi dhe u eliminua nga Tottenhami në shtëpi, por kjo nuk i ndali anglezët t'i mbushnin faqet e gazetave me përshtypjet e tyre nga vizita në Angli.

"The Sun" i kushtoi një artikull dy psikologeve të skuadrës bullgare, Lily dhe Kathy, të cilat u kujdesën për shëndetin mendor të futbollistëve, shkruan "Zeri.info".

Mediumi britanik shkruan se të dyja do të kenë punë të madhe për të bërë pasi që nuk është e lehtë të humbasësh në fund nga një skuadër si Tottenhami.

Ndryshe, skuadra bullgare ishte duke fituar 1:0 deri dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.

Por, më pas Lokomotiva mbeti me dy lojtarë më pak dhe kështu anglezët fituan me përmbysje. /Zeri.info

Image