Vidal dhe Suarez nuk ftohen për ndeshjet tradicionale të Barcelonës

Vidal dhe Suarez nuk ftohen për ndeshjet tradicionale të Barcelonës

Sport September 19, 2020 - 12:07

Arturo Vidal dhe Luis Suarez nuk janë në skuadrën e Barcelonës për "Gamper Trophy", pasi dyshja janë pranë largimit.

Futbollistët nuk janë ftuar në ndeshjen tradicionale para fillimit të edicionit të ri me Elchen, shkruan "Zeri.info".

E ardhmja e Vidalit dihet, pasi mesfushori kilian do t'i bashkohet Interit në ditët e ardhshme.

Ai është duke pritur kalimin e Diego Godinit në Cagliari, për t'u transferuar tek Interi.

Ndërkaq, situata e Suarezit është më ndryshe, pasi ai nuk dihet nëse do të kalojë në Juventus apo Atletico Madrid. /Zeri.info