Asistimi i 'çmendur' i Robert Lewandowskit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale

Asistimi i 'çmendur' i Robert Lewandowskit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale

Sport September 19, 2020 - 10:17

Robert Lewandowski e nisi me një gol dhe një asistim edicionin e ri në Bundesligën gjermane.

Në ndeshjen e javës së parë, kampioni i Gjermanisë dhe Evropës "demoloi" Schalken me rezultat të thellë, 8:0, shkruan "Zeri.info".

Sulmuesi polak në këtë ndeshje shënoi një gol nga pika e bardhë si dhe dhuroi një asistim.

E gjithë vëmendje ishte tek asistimi i Lewandowskit, i cili asistoi në stilin "rabona".

Asistimin e Lewandowskit e shfrytëzoi mjaft mirë Thomas Muller, i cili shënoi për 6:0. /Zeri.info